Pasi Gjesti s’e priti mirë videon e famshme mes Jozit dhe Stresit dhe vendosi t’i bëjë unfollow nga Instagrami këtij të fundit, na lejoni si fillim t’ju përditësojmë se dhe Stresi ia ktheu me të njëjtën monedhë atij, por të njëjtin fat patën dhe miqtë e tjerë:
Mirëpo, thumbat dhe nënkuptimet s’paskan ndër mend të përfundojnë këtu, jo nga ana e Gjestit të paktën, i cili në një ndër koncertet e fundit dukej shumë i lumtur teksa ironizonte puthjen më të nxehtë të momentit.
“Sa puthje [po më dërgoni nga larg], po asnjë s’po më puth [me të vërtetë],” tha ai në koncert, teksa deklarata iu shoqërua me një vërshëri brohorimash.