8.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gjirokastriti ankohet tek Sali Berisha: Na grinë me gjoba për Vitin e RI!

    Sali Berisha shkruan në profilin e tij në facebook:

    “Stop gjobitjes masive të qytetarëve.

    Urdhëri i turpshëm për gjoba masive ndaj qytetarëve në fund të vitit. 3000 qytetarë gjobiten vetëm në Gjirokastër në dy javët e fundit.

    Të dashur miq, gjoba absurde dhe anti-ligjore janë kartolina e Edi Ramës për dhjetëra e mijëra qytetarë, veçanërisht për emigrantë që vijnë të kalojnë festat e fundvitit në vendin e tyre. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë dhunë masive me gjoba të paligjshme ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të kësaj praktike kriminale. #sb

    Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

    Pershendetje z. Berisha.

    Jam nje qytetar nga qarku i gjirokaster . Ne fund viti policia e ketij qarku ka masakruar qytetaret me gjoba . Jane mbi 3000 gjoba te vendosura keto dy jave kur varferia ka fundosur njerezit .

    Koj thuhet se eshte urdher nga larte.

    Por si ka mundesi qe nuk eshte gjobitur asnje efektive policie kur e dime shume mire me cfare mjetesh qarkullojne . Me xhama te zinje dhe pa dokumenta si psh oficeri i policise tepelene Bledi Rushiti me makine pa dokumenta. (Foto)Ju lutem publikojeni se na mbyten . Anonim ju lutem

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit