Fundjavat e kthejnë gjithmonë Tiranën në një qytet që nuk fle! Kafenetë dhe club-et mbushen plotë me të rinjë që duan të argëtohen. Dhe…ndalemi pak tek argëtimi!
Si argëtohen të rinjtë në club-et e Tiranës?
Po, e dimë! Muzika është ajo që i mbledh të gjithë dhe rrjedhimisht mund të themi se kërcimi dhe koha me shoqërinë janë aktivitetet rreth të cilës ‘vërtitet’ argëtimi i të rinjve që gjallërojnë “Bllokun”.
Shumëllojshmëri preferancash që përputhen me shumëllojshmëri opsionesh, Tirana duket se ofron gjithçka për çdokënd. Dhe, kur themi këtë e kemi fjalën për zhanret e muzikës, duke nisur nga performancat e këngëtarëve më ‘in’ e deri te muzika ‘techno’.
Ana e errët e jetës së natës
Argëtimi duket se nuk nis e përfundon te muzika dhe nëse mendoni kështu, ndjesë: Jeni tepër naiv!
Droga apo seksi i shfrenuar duken shpesh si legjenda urbane, njësoj si pijet e hapura. Por, prindërit paskan pasur të drejtë!
“Ganna hydroxybutyrate” është cilësua si droga e përdhunimeve, substancë kjo që gjen “treg” edhe në lokalet e njohura të natës në kryeqytet.
Në pijet e lënura të hapura, duke shpërfillur këshillën e prindërve, ekziston mundësia që kjo substancë të hidhet nga dikush. GHB nuk ka as shije, as ngjyrë e për këtë arsye përdoret kryesisht nëpër pije në klubet e natës.
Kjo substance përdoret nga predatorët seksualë që përfitojnë nga një moment shkujdesjeje teksa kërceni.
Përdhunimet në lokalet e natës nuk janë diçka e panjohur dhe rreziku nuk duhet të nënvlerësohen.
Por si të mbrohemi?
Dj Loren Nikaj, tregoi në “Pa Manual” shenjën që përdoret në vendet ku luhet muzikë techno për të sinjalizuar nëse ndodhesh në rrezik.
“Në rastin që ti bën një veprim dore, i cili është dora (e kryqëzuar) dhe e ngre sipër apo ia tregon një prej vajzave shenjën, do të thotë që shumë prej nesh shohim se ka diçka”, tha ajo.
Megjithatë, nëse ndiheni në rrezik duhet të vini në dijeni trupërojat e lokalit në të cilin ndodheni dhe të mos hezitoni në asnjë moment të adresoni rastin tuaj pranë autoriteteve.



