17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gjurmët e dinosaurëve, gurët e urisë etj: Gjetjet më të pabesueshme në lumenjtë e tharë

    Bota po përballet me nja periudhat më të këqija përsa i përket thatësirës. Raportohet e fundit tregojnë se Europa po përjeton thatësirën më të keqe në të paktën 500 vjet. Ndryshimi i terreneve është pasuar edhe nga zbulime të reja. Ja disa nga më të pabesueshmet deri tani:

    Bombë e Luftës së Dytë Botërore në lumin Po (Itali)

    Italia zbuloi një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore. Ekspertët e ushtrisë e shpërthyen bombën në mënyrë të sigurt.

    Gjurmët e dinosaurëve, gurët e urisë etj: Gjetjet më

    Anije luftarake naziste në Danub (Serbi)

    Një flotë luftanijesh naziste u shfaq përgjatë lumit Danub në Serb për shkak të rënies së nivelit të ujit si pasojë e thatësirës.

    The Dolmen of Guadelperal (Spanjë)

    I njohur si Stonehenge spanjoll, The Dolmen of Guadelperal u ekspozua sërish. Rrethi me gurë, që daton në vitin 5,000 para lindjes së Krishtit, u zhyt në vitin 1963 për shkak të përmbytjeve.

    Gjurmët e dinosaurëve, gurët e urisë etj: Gjetjet më

    Gurët e urisë në lumin Rhein (Gjermani)

    Në Gjermani, të ashtuquajturit “gurët e urisë” janë shfaqur përgjatë lumit Rhine. Këta lloj shkëmbinjsh gjenden tradicionalisht në Europën Qendrore dhe kanë gdhendje për të përkujtuar urinë dhe vështirësitë e tjera. Datat e dukshme në gurët më të zbuluar së fundmi përfshijnë 1947, 1959, 2003 dhe 2018.

    Gjurmët e dinosaurëve, gurët e urisë etj: Gjetjet më

    Qyteti i humbur i Perandorisë Mitanni (Irak)

    Në Irak, një qytet i tërë nga epoka e bronzit është zbuluar në digën e Mosulit. Vendi arkeologjik daton rreth 3,400 vjet më parë dhe dikur ishte një qytet i rëndësishëm në Perandorinë Mitanni.

    Gjurmët e dinosaurëve, gurët e urisë etj: Gjetjet më

    Zbulimi i ishullit në Yangtze (Kinë)

    Me rënien e nivelit të ujit të Yangtze, një ishull i tërë është shfaqur, me tre statuja të lashta.

    Gjurmët e dinosaurëve, gurët e urisë etj: Gjetjet më

    Skulptura të dinosaurëve të Pallatit Kristal (Mbretëri e Bashkuar)

    Në Pallatin Kristal në Mbretërinë e Bashkuar, vizitorët e parkut hasën skulptura të sapoekspozuara të dinosaurëve në liqenin e tij.

    Gjurmët e dinosaurëve (Teksas, SHBA)

    Në Teksas, thatësira ka tharë lumin Paluxey, duke zbuluar gjurmë të dinosaurëve që janë fshehur për 113 milionë vjet.

    Gjurmët e dinosaurëve, gurët e urisë etj: Gjetjet më

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit