31.5 C
Tirana
E hënë, 30 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gjyqi për Berishën nis me shtyrje: Dhëndri nuk kishte kohë ta njoftonte për datën (edhe pse e dinte gjithë dynjaja)

    Seanca gjyqësore për aferën “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik 2025 ora 10:30, pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

    Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj.

    Sipas Krajës, njoftimi i është dorëzuar dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, i cili ka marrë përsipër ta informojë Berishën, por ka deklaruar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë në mënyrë të duhur.

    Në seancë u paraqitën të pandehurit Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Begeja.

    Ndërkohë, i pandehuri tjetër, Fatmir Bektashi, u përfaqësua vetëm nga avokati për shkak të problemeve shëndetësore.

    E pranishme nuk ishte as Andia Pustina, e cila ka zgjedhur të përfaqësohet në proces përmes mbrojtësit të saj ligjor.

    Shtyrja e radhës në këtë proces vjen në një kohë kur pritet që Gjykata të shqyrtojë në themel provat dhe argumentet mbi pretendimet për shpërdorim detyre dhe përfitime të paligjshme në lidhje me truallin e ish-Kompleksit “Partizani”.

    “Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, por ne do vazhdojmë.

    Njoftimi për zotin Berisha ka ardhur të premten. Sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh.

    Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por vendosi ta sillte para dy ditësh.

    Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten”, tha Malltezi pasi doli nga salla e gjyqit.

    Edhe pse ka muaj që dihej publikisht data e gjyqit të Berishës, që seancën e parë nisën me justifikime.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit