15.5 C
Tirana
E hënë, 3 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gjyqtarët që rikthyen në detyrë Erion Veliajn

    Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe ka anuluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.

    Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mësuar se pro kërkesës së Erjon Veliaj kanë qenë 5 gjyqtarët: Marjana Semini, Ilir Toska, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Fjona Papajorgji.

    Kundër kërkesës së Veliajt siç bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, kanë qenë tre gjyqtarët kushtetues: Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit