21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gjyshja rekordmene, hidhet me parashutë për të festuar 104-vjetorin

    Kuraja e një gruaje 104-vjeçare është përhapur me shpejtësi dhe ka bërë xhiron e rrjetit.

    Dorothy Hoffner ka habitur të gjithë adhuruesit e sporteve ekstreme, por jo vetëm duke shënuar ditëlindjen e saj të 104-të me një hedhje me parashutë.

    Kjo gjyshe e kishte provuar këtë sport 4 vite më parë dhe tani synon të thyejë rekordin si gruaja më e moshuar që hidhet me parashutë nga një lartësi 4000 metra.

    E kështu, të dielën e kaluar, ajo e kreu sfidën përpara një turme që e priste e entuziazmuar në Otava, në një hedhje që zgjati plot 7 minuta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit