13.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Goca, ja si duhet ta “trajnoni” të dashurin që t’ju bëjë super foto

    Jeni me pushime me të dashurin, shihni një kënd perfekt, keni veshjen e përsosur, por ai NUK di të bëjë një foto të hajrit? Nëse po përjetoni këtë situatë, vijoni të lexoni dhe ta bëni atë të marrë vesh njëherë e mirë se si ta shkrepë foton e duhur.

    1. Mos u stresoni

    Ndodh dhe ju nuk keni ç’bëni. Nëse stresoheni, nuk do ta bëni dot hapin e radhës.

    2. Mos i bërtisni

    Kush do të dojë t’ju bëjë foto nëse ju bërtisni apo shfryni? Ja, ta themi ne! ASKUSH!

    3. Tregojini foton që doni të rikrijoni

    Ai s’ju lexon mendjen, ndaj jini të qarta dhe tregojini paraprakisht foton.

    4. Vendoseni vetë këndin

    Është kaq e thjeshtë. Pastroni kamerën, vendoseni në këndin që doni dhe thjesht ndërroni vendin me partnerin.

    5. Bëjeni foton në selfie mode

    Roli i partnerit? Thjesht do të mbajë telefonin, ju do të pozoni dhe ai do e shtypë butonin. Kaq.

    6. Praktikoni!

    Praktika ju çon te perfeksioni.

    7. Bëjini foto edhe atij

    Nëse ju pëlqen një vend i caktuar, me siguri i pëlqen edhe atij dhe do të donte ta kishte një kujtim të bukur. Për më tepër, do t’ju jetë mirënjohës, që do të thotë më shumë durim dhe foto për ju.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit