7.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Provokon” Rita Petro: Edhe të mbuluarat me shami tradhtojnë

    Poetja Rita Petro e cilësoi tradhtinë në çift si një dukuri që ka ekzistuar në çdo kohë, pasi sipas saj njeriu është i prirur drejt joshjes seksuale.

    Petro tha se tradhti dhe inçeste nga më të tmerrshmet kanë ndodhur edhe te njerëzit e izoluar në shtëpi, dhe te gratë me shami dhe jo vetëm te njerëzit që zhvillojnë një jetë moderne.

    Ajo i bëri thirrje çifteve që të kalojnë më shumë intimitet me njëri-tjetrin në mënyrë që mos të shkojnë drejt tradhtisë.

    “Si dukuri tradhtia ekziston gjithmonë dhe jo vetëm te njerëzit që bëjnë një jetë moderne por edhe tek ata të mbuluar me shami.

    Prandaj dhe nëpër familje dhe kolektivitete të mëdha kanë ndodhur inçeste nga më të tmerrshmet.

    Siç ka ndodhur në kohën e ushtrisë. Perversiteti ka ndodhur në çdo kohë se njeriu është i prirur drejt joshjes seksuale.

    Prandaj kanë ndodhur edhe tek ato që kanë qenë të mbyllura brenda në shtëpi, inçeste dhe dukuri të tilla”, tha Petro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit