20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Goditet MEMEX, në sistemin e të dhënave del emri i gazetarit Armand Shkullaku: Për çfarë është hetuar gazetari dhe pse Policia e ka mbajtur sekret?

    Ditën e sotme hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar dokumente të tjera nga skedarët e Policisë së Shtetit për persona të dyshuar kontingjente të përfshirë në krime.

    “MEMEX” është sistemi i menaxhimit të informacionit kriminal. “MEMEX” mban të dhëna sekrete të policisë mbi cdo eksponent kriminal.

    Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.

    Publikimi i sistemit “MEMEX” përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore. Aty ndodhet informacioni për cdo person të përfshirë në veprimtari kriminale.

    Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat. Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan eksperti Ervin Karamuço.

    Ajo që bie në sy nga dokumenti i publikuar është emri i gazetarit Armand Shkullaku i cili ndodhet në listën e personave të dyshuar ose proceduar në sistemin e Menaxhimit të Informacionit Kriminal.

    Goditet MEMEX? Në sistemin e të dhënave të “Homeland

    Por çfarë është MEMEX? 

    MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.

    Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem, puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit