13.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Gozhdët e kryqëzimit” – Pas ofendimeve ndaj Mirit, reagon Landi

    Përmes një postimi në Instagram, Landi ka reaguar ndaj gjithë urrejtjes që ka vërshuar ndaj mikut të tij këtë kohë (sidomos pas deklaratës së babait të Selin).

    Sipas tij, Miri qëndron shumë larg asaj çfarë po portretizohet në media dhe gjithçka po ekzagjerohet.

    “Miri nuk është ajo ç’ka qëllimisht po portretizohet e hiperbolizuar në mënyrën më sipërore në rrjete sociale apo tjetër, si shkak i një apo disa momenteve të caktuara, foto/video etj. Mirin e kemi ndjekur (miq e të afërm të cilët i përshëndes për mbështetjen) me shumë kujdes. Big Brother ishte format që, me ose pa hir, të fton të jesh më shumë se i vëmendshëm. Deri tani, Mirit as i takon e aq më pak nuk e meriton këtë lloj “vale të nxehti” apo “dalje nga shtrati e lumenjve” të komenteve pa frerë e pa doreza të kujtdo që mundet.”

    Më pas, ai u fokusua te gjithë ofendimet e drejtuara në rrjetet sociale. Këto të fundit, sipas tij nuk rëndojnë vetëm ndaj Mirit, por ndaj West Side Family.

    “Si grup, ne gjithmonë kemi qenë, jemi dhe do të jemi në kundërshti me antivlerat, të vërtetë në atë që i kemi dhënë dhe japim publikut dhe larg diskreditimit apo denigrimit të individit, ama, për dreq, nuk mund ta pretendojmë të njëjtën gjë nga të gjithë. Miri nuk i ka bërë keq askujt me dashje. As ne. […]Miri ka familjet e tij (grua, vajzë, nënë, baba, vëlla etj.) të respektuara dhe të distancuara nga sulmet, akuzat apo hedhja baltë ndaj të tretëve. Edhe unë.”

    Përpos gjithë dramës sipas tij të ekzagjeruar, ai e priste që një gjë e tillë të ndodhte, kjo pasi e njeh botën e spektaklit. Kjo, u shpreh ai, është një kosto që e morën përsipër kur miku i tij vendosi të ishte pjesë e “Big Brother”.

    “Si pjesë e showbiz-it prej 27+ vitesh, edhe pse jo publikisht, situata të tilla i kemi kaluar shpesh e madje edhe më keq dhe e dimë fare mirë që një televizion, radio, media, spektakël, opinionistë, juri etj., pra si një nga një, ashtu edhe të gjithë, e kanë mundësinë ta ekzagjerojnë një situatë e po ashtu edhe individë të paktë që, me anë mesazhesh, thjesht sepse munden, shkruajnë si dëshirojnë. Këtë fakt e kemi të qartë dhe të

    ditur. Në fund të fundit, ky është “kryqi” apo bekimi e njëkohësisht mallkimi dhe kosto që Miri, por edhe ne si West Side Family, kemi marrë përsipër në misionin tonë, si kur ishim tre, por edhe tani. Nuk jemi shenjtorë, por sigurisht dhe absolutisht jo pjesë e gijotinës! Nuk kemi hedhur dhe nuk do vjellim vrer ndaj kërkujt! Mirë do që edhe të tjerë të veprojnë njësoj, por në këtë rast, halla nuk do ishte më hallë, por do ishte xhajë.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit