8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gra ‘në gjak’ e duar të lidhura: Protesta ndryshe para Ambasadës ruse, kundër pushtimit rus në Ukrainë

    Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy po mbante një video mesazh drejtuar parlamentin estonez dhe presidenti i Estonisë ishte drejtuar drejt Kievit, jashtë ambasadës ruse në Tallin, u zhvillua një protestë kundër abuzimit të grave dhe fëmijëve në Ukrainë, nga forcat ruse.

    Një grup vajzash rrethuan godinën e ambasadës, gjysmë të zhveshura me duar të lidhura, kokën të mbuluar me qese të zeza ndërsa trupin e kishin lyer me bojë të kuqe, në shenjë proteste për dhunën e ushtruar nga forcat ruse.

    “Ushtarët rusë po marrin peng dhe po vrasin gra e fëmijë të pafajshëm në Ukrainë. Njerëzit që mbështesin këtë luftë, mbështesin gjithashtu edhe krimet e luftës. Ky është mesazhi ynë për mbështetësit e regjimit të Putin në Rusi, Estoni dhe kudo” thuhej në një deklaratë të protestuesve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit