9.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gratë e PD, “përleshen” me njëra-tjetrën

    Ish-zedhenesja e Berishes, Juela Meçani ka debatuar me tone të ashpra me zëdhënësen e PD-së se Bashës, Mirela Karabina.

    Meçani shprehet se qëndrimet e opozitës përballë qeverisë janë qesharake, ndërsa ironizon situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

    “Njerëzit e Lulzim Bashës shkuan rrahën deputetët, ti thuat ishte partia e Lulit në këtë sulm. Çfarë po thua o Mirela se qeshin njerëzit që na shohin, se i dinë gjërat. U nxorën në pritën aty, u rrahën”, tha ajo.

    “Më keq se përrallat e Edi Ramës, iu kanë bërë ndonjë gjilpërë në kokë, në këtë vend jetojmë. Ata u rrahën aty sa dolën nga makinat, ku bënë mbledhjen e Kryesisë”, shton Meçani.

    Në të njëjtën kohë, Meçani e ka quajtur kreun e PD, Lulzim Basha, si imoral të politikës, që nuk ka mbajtur fjalën e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit