Një takim i kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, me përfaqësues të fondacionit Turk Maarif ka revoltuar OMONIA-n.
Ajo e quan një provokim të rrezikshëm
Reagimi i OMONIA
Denoncojmë në mënyrën më kategorike inisiativën e papërgjegjshme të “Kryetarit të Bashkisë” Himarës – të emëruar dhe vegël qorre e qeverisjes qendrore – duke krijuar gjithë lehtësitë respektive instalimit dhe aktivizimit në zonën e Himarës të një entiteti shtetëror Turk me objekt arsimin dhe edukimin më në përgjithësi.
Bëhet tanimë e qartë se operacioni i ndërmarrë për shkeljen abuzive të vullnetit të popullit të asaj treve – pa dallime origjine etnike, fetare apo gjuhe – dhe privimin e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë nga e drejta dhe ofiqi që kutitë e votimit imponuan në personin e z. Fredi Beleri, ishte organizuar nga profesionistë të fushës. Emërimi i të ashtuquajturit ofiqar vendor, z. Vangjel Tavo, duket se ka mision shumë më të thekur dhe të rrezikshëm njëherazi, se grabitja e pasurisë së paluajtshme dhe krijimin e lehtësive për oborrtarët e Kryeministrit z. Edi Rama për shfrytëzim eskluziv të resurseve turistike të rajonit.
Tanimë makineria shtetërore është plotësisht arrogante dhe abuzive ndërsa “Kryetari i Bashkisë” i përzgjedhur prej saj duke u shërbyer me apo pa koshiencë tentativave po përfshihet tanimë në terrenin sensibël të bashkëekzistencës paqësore në rajon. Nëse në pamje të parë duket se provokohen ndjenjat e qytetarëve autoktonë me origjinë Helenike, më në thelb fshihet synimi real. Ai i kontrollit dhe represionit të gjithë komunitetit lokal. Një rajon i cili historikisht dhe gjithë kohëve ka manifestuar si orientimin Oksidental, shquhet për interesin dhe nivelin e lartë në dije, shkenca dhe arte, tentojnë ta ekspozojnë në një variant edukativ që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me historinë dhe realitetin e komunitetit.
Dhe kjo pa rëndim ekonomik. Duke qenë se vepra infrastrukturore të rëndësishme janë dorëzuar dhe kontraktuar me skema biznesi të improvizuara që shpien në oborrin e Presidentit Turk, Fondacioni për “Arsim” nën juridiksionin e tij, “Maarif”, në fakt është i financuar nga populli Shqiptar dhe për pasojë “rentabël”.
Komuniteti lokal u befasua nga ato sa i rezervon shteti përmes “Kryetarit të Bashkisë” të emëruar dhe madje ka marrë qëndrim.
Ftojmë autoritetin bashkiak të rishikojë pa ekuivok lehtësimet e tentuara për të instaluar në Himarë shërbime të huaja – në dukje mike. Shteti që posaçërisht ka përgjegjësinë për ruajtjen konsistente të kohezionit në jetën e brendshme dhe bashkëekzistencën paqësore, të ndëryjë dhe pezullojë në çdo mënyrë dhe me çdo mjet ligjor sa publikisht janë bërë të njohura.
Klima politike është fluide dhe ndërsa ujku i veshur me lëkurë deleje në mjegullnajë gëzohet, rojtarët e Himarës së parobëruar, vigjilojnë!



