8.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Greta Koçi, nënë për herë të parë

    Këngëtarja Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë djalin e saj. Ajo ndau lajmin me ndjekësit përmes një postimi në Instagram.

    “Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”, shkroi ajo në foton ku shihet dora e saj dhe e bebit.

    Greta bëri me dije në shtator të 2023-shit se ishte në pritje të ëmbël. Ajo publikoi një video në Instagram, ku shkroi: “Në pritje të ëmbël…më e lumtur se kurrë”.

    Këngëtarja prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit