11.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Grida Duma flet për “Big Brother Vip 3”: Egla ka çmitizuar diferencat gjinore

    E ftuar në emisionin “Ndryshe” në ‘TAR’ ishte Grida Duma. Në një rrëfim special, Grida Duma u shpreh për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, si dhe “Big Brother Vip 3”.

    A do të pranonte ajo të ishte opinioniste e “BBV3”?!

    “Jo, nuk është format që ka lidhje me mua. Unë jam e keqe me veten dhe e mirë me të tjerët. Unë vetë nuk e bëj diçka, por po e bërë ti e kuptoj. Unë e mirëkuptoj edhe në vogëlsi, edhe në problematikë”.

    Kujtojmë, se ditën e diel Egla Ceno është skualifikuar nga shtëpia e “BBV3”. Pas provokimeve që Meritoni dhe Ilnisa i kanë bërë ndaj saj dhe reagimeve që Egla ka pasur ndaj Meritonit, Vëllai i Madh komunikoi këtë vendim për të.

    “Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua. Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka”, tha Grida Duma.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit