24.5 C
Tirana
E shtunë, 3 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Grida duma habitet me Tomor Alizotin: Ore se kuptova pse bërtisje dhe i thoshe dhe Berishës, bërtit edhe ti…

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Top Story”, Tomor Alizoti ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij të dhënë nga Elbasani ‘do t’ju hamë të gjallë’.

    Moderatorja Grida Duma shtroi pyetjen sesa i vlefshëm është ky reagim vetëm 10 ditë para zgjedhjeve dhe pse ka të njëjtën retorikë edhe Berisha.

    Alizoti: Mua më shqetëson situata ku ka arritur vendi. Niveli i banalitetit dhe krimit ka arritur kulmin. Unë nuk e dua protagonizmin politik. Prandaj reagimi im duke e njohur PS dhe ku ka reaguar PD ndaj tyre, duhet një reagim ekstrem. E kam bindje, jo shpërthim.

    Grida: Ka efiçencë para 11 majit?

    Alizoti: Grida, Bindja ime nuk shkon drejt pragmatizmit.

    Grida: Qytete të rëndësishme me influencë të bandave dhe të krimit nuk është vetëm Elbasani, por ti e dije dhe shkove atje me këtë qartësi. Pse 10 ditë para është e vlefshme kjo dhe pse bërtet ti dhe i thua Berishës bërtit dhe njëherë ti, këtë nuk kuptoj. Pse duhet ta thoshte dhe ai.

    Alizotaj: Kjo është shprehja e një të burgosuri politik të Spaçit. Është shprehje spirutiale e njerëzve të vuajtur. Veç grupeve kriminale, këtu ka rënë i gjithë shteti. Shoh një banalitet të tmerrshëm dhe kjo më shqetëson.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit