10.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Grida Duma jo dhe aq tërthorazi foli për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix

    Grida Dumën njerëzit e pëlqejnë për disa arsye, por ne po përmendim 3:

    Imazhi – gjithnjë e bukur dhe e kuruar

    Përgatitja – kurrë s’arrijnë ta lënë pa fjalë

    Sinqeriteti – Grida është nga ato gra që thonë atë që mendojnë, pa e sheqerosur fare.

    Të trija këto cilësi i tregoi në “Më lër të flas”, ku foli ndër të tjera për vetminë dhe khëm-khëm, historinë e trekëndëshit të dashurisë mes Borës, Donaldit dhe Beatrixës.

    Grida tha se vetmia u bën shumë mirë çifteve dhe sipas saj: “Çiftet që zgjasin më bukur, janë çiftet që herë pas here shkëputen. Jo ndahen, ndarja është gjë tjetër, por nuk bëjnë të njëjtën punë”, duke shtuar se çiftet që janë në të njëjtin biznes vuajnë.

    Romeo ia ktheu me shaka se sapo i ndau Borën dhe Donaldin dhe Grida tha:

    “Shiko, që nuk ka diskutim që ai e ka këtë avantazh se ajo (Bora) përballon, toleron, mbështet, këtë e di gjithë Shqipëria, sepse ia keni treguar me kamerat e Top Channel te “BBVA 1”, s’kam ç’them”, u shpreh Grida, duke përmendur kështu lidhjen e Donaldit me Trixën brenda “BBVA 1” dhe rikthimin me Borën pas daljes nga shtëpia dhe ndarjes me këngëtaren.

    Donaldi e zbuti paksa situatën, duke thënë: “Urime njerëz të çeliktë!” dhe Romeo, me batutë, duke i thënë Gridës: “Sapo i ndave prapë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit