13.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Grida Duma: Pse kam shkëputur çdo komunikim me Lulzim Bashën. Për momentin nuk kandidoj për kreun e PD

    Deputetja demokrate Grida Duma konfirmoi se ka shkëputur çdo komunikim me Lulzim Bashën, me arsyetimin se ishte ndër zërat kryesorë që kërkoi prej tij marrjen e përgjegjësisë për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

    “E natyrshme se kam qenë ndër personat që kam qenë më e zëshme në marrjen e përgjegjësisë së tij (Bashës). Është e natyrshme. Nga pikëpamja njerëzore nuk doja të vendoseshim në asnjë pozitë me njerëzit që kemi bashkëpunuar. Nga pikëpamja politike jemi të detyruar të kuptojmë të vërtetat”, tha Duma A2 CNN.

    E pyetur nëse Berisha dhe Basha mund të jenë bashkë në terren në fushatë, Duma u përgjigj se: “Nuk shoh asnjë problem këtu për të kërkuar vota për demokratët. Basha i detyrohet demokratëve”.

    E pyetur për ambicien e saj politike në prag të zgjedhjeve lokale, Duma u përgjigj se për momentin nuk ka ambicie në PD:

    “Rrugën ta mëson përpjekja, nuk ka rrugëtim politik me hartë të përcaktuar. Nuk është ky momenti për të bërë diskutime për ambicien time. Unë jam në disa detyra në PD dhe përfaqësoj opozitën sa mundem dhe besoj që e bëj mirë këtë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit