20.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Gropa” e Elbasanit, Berisha s’fut dot në Kuvend as kandidatët e listës së mbyllur

    Një tjetër qark ka përmbyllur procesin e numërimit të votave, ku Partia Socialiste ka shënuar një fitore spektakolare. Bëhet fjalë për qarkun e Elbasanit ku socialistët kanë arritur që të grumbullojnë 79.799 vota.

    Të përkthyera në mandate, në Kuvendin e Shqipërisë do të ulen plot 10 deputetë socialistë, dy më shumë se në zgjedhjet e 2021 në këtë qark.

    Ndërkohë, që një rezultat zhgënjyes është shënuar për demokratët, të cilët nuk kanë mundur të mbajnë “të sigurt” as kandidatët të cilët i kishin futur në listën e mbyllur.

    Partia Demokratike ka marrë 40.894 vota më pak se ajo socialiste, pra 38.905 vota, duke siguruar kështu vetëm 4 mandate e lënë jashtë listës së sigurt demokratin Aurel Bylykbashi.

    Koalicioni Shqipëria Bëhet në këtë qark ka siguruar vendin e tretë me 4.552 vota, por pa mandat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit