5.5 C
Tirana
E diel, 29 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gruaja arrestohet pasi fiku pajisjen e oksigjenit të pacientes së dhomës sepse e bezdiste zhurma

    Një grua 72-vjeçare në Gjermani është arrestuar pasi dyshohet se ka fikur dy herë aparatin e ventilatorit të pacientes tjetër që ndodhej në dhomë me të, sepse ishte bezdisur nga zhurma që bënte.

    Gruaja u arrestua për tentativë vrasjeje pas incidentit në qytetin Mannheim të martën në mbrëmje.

    Policia dhe prokurorët thanë se e dyshuara supozohet se ka fikur ventilatorin e pacientes tjetër dhe më pas, pavarësisht se stafi i tha se pajisja ishte jetike për të, e fiku përsëri më vonë në mbrëmje. (Ventilator – pajisje mjekësore që siguron lëvizjen e ajrit brenda dhe jashtë mushkërive, për t’i siguruar frymëmarrjen një pacienti që nuk është fizikisht në gjendje të marrë frymë).

    Në një deklaratë të përbashkët për shtyp të botuar nga zyra e prokurorit publik në Mannheim dhe policia e Mannheim-it pretendohet se gruaja e kishte fikur ventilatorin para orës 20:00 pasi “u ndje e shqetësuar nga zhurma që vinte nga pajisja e oksigjenit”.

    “Edhe pse e dyshuara u informua nga stafi i spitalit se furnizimi me oksigjen ishte një masë jetike, ajo thuhet se e kishte fikur sërish pajisjen rreth orës 21:00,” thuhet në deklaratë.

    Pacientja 79-vjeçare duhej të ringjallej, thanë autoritetet, dhe ndonëse jeta e saj nuk është në rrezik, ajo ende ka nevojë për kujdes intensiv.

    72-vjeçarja u dërgua në gjykatë të mërkurën dhe u la në burg. Hetimet vazhdojnë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit