11.5 C
Tirana
E premte, 23 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Gruaja e Mirit renditi banorët e ‘BBVA’ dhe patjetër që të gjithë po prisnim për Selinin

    Në qoftë se kishit ende dyshime nëse gruaja e Mirit e kupton lojën e të shoqit brenda, pra, nëse e kupton qartësisht gjuhën shqipe, përgjigjja është po!

    Në një video të publikuar në atë që duket si llogaria e saj zyrtare në TikTok, bashkëshortja e Mirit, e quajtur Rabea, ka bërë një renditje sipas preferencave të saj për 10 banorë të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”.

    Me një shqipe perfekte, ajo vendosi të shoqin në vendin e parë, duke komentuar:

    “Miri, normalisht se është burri im, është njëshi.”

    Dhe kjo, pritej natyrisht, por të pasigurt dhe kuriozë ishim të gjithë për renditjen që ajo do t’i bënte Selinit.

    Pasi e mendoi një copë herë, ajo e pozicionoi Selinin në vendin e tretë, një renditje jo e keqe dhe e pashoqëruar me koment, gjë që tregon se Rabea ose nuk do t’i hedhë benzinë zjarrit, ose thjesht nuk ka asnjë pikë shqetësimi në trupin e saj për marrëdhënien e Mirit me Selinin.

    Përtej këtyre, Rabea shprehu hapur simpatinë për Stelinën, duke e pozicionuar të dytën në renditje dhe Malin në vend të fundit, për të cilin argumentoi se nuk e pëlqente fare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit