A.K. protagonistja e video-skandalit në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, është nënë e një fëmije autik.
Gazeta DITA mësoi nga burime jozyrtare se ajo është e datëlindjes 1983.
Emri i saj figuron edhe në një biznes të registruar në qendrën e bizneseve si ortake e vetme.
Në profilin e saj në rrjete sociale dallohen shumë foto me kafshë, qen, kuaj. Ajo është ndjekëse e shumë emrave të njohur në rrjete sociale, mes të cilëve spikatin ministra e biznesmenë.
Ajo merret prej disa vitesh me “filmime” si ato që mbyllën karrierën e kreut të Bashkisë së Kukësit.
Qëllimi i saj në rastet e mëparshme ka qenë fitimi i shumave të parave në këmbim të mospublikimit të këtyre videove.
Edhe në rastin e Gjicit është nisur me të njëjtin objektiv. SPAK do sqarojë rrethanat e plota deri në arsyet e bërjes publike të filmimeve