10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gruaja nga Tirana tregon momentin dramatik: Burri më ka tradhtuar për ditëlindje me shoqen e ngushtë

    Një telefonuese e programit “Shije Shtëpie”,  ka ndarë për emisionin historinë e  saj të tradhtisë.

    Ajo ka rrëfyer se ka dy vite e divorcuar për shkak se ish-bashkëshorti e  tradhtoi atë me shoqen e saj. Por sikur të mos mjaftonte tradhtia, dita që ajo e zbuloi ka qenë dita e ditëlindjes së saj. Pikërisht ndërsa ishte duke festuar 30-vjetorin ajo mori këtë zhgënjim nga njeriu që siç thotë e kishte dashur.

    Katerina Trungu: Cili është një mendim që ke për temën?

    Telefonuesja: Mendoj se më shumë tradhtojnë burrat. Jo jam e  divorcuar prej dy vitesh dhe mendoj se burrat tradhëtojnë më shumë.

    Katerina Trungu:  Arsyeja e divorcit ka qenë tradhtia?

    Telefonuesja: Po, tradhtia.

    Katerina Trungu: Kështu që është një shkak për ndarje. Në analizën që ti i bën historisë tënde, kush e ka patur fajin?

    Telefonuesja: Ka qenë shoqëri e përbashkët dhe jam tradhtuar nga një shoqja ime.

    Elda Koçi: Ça i bëre shoqes, mirë atij, po shoqes ç’i bëre?

    Arba Gramo: I dha burrin ça i bëri. Zemër ke shpëtuar besoj. Ke shpëtuar nga një njeri që nuk do ta kesh gjithë jetën.

    Telefonuesja: Po ndihem e zhgënjyer se një njeri që e do.

    Elda Koçi: Po çfarë justifikimi nxori?

    Telefonuesja: Ishte në ditëlindje. Në 30-vjetorin,  për ditëlindje?

    Katerina Trungu:  Në ditëlindjen tënde?

    Telefonuesja: Kemi shoqëri të përbashkët dhe për 30 vjetorin më tradhtoi. Dhuratë për ditëlindje.

    Katerina Trungu: A dhuratë për ty? Në kuptimin që ka qenë ditëlindja jote?

    Elda Koçi: Ku është ai ku është. Me atë?

    Katerina Trungu: O Elda nuk do “e kapim”!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit