19.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gruaja plagoset në mes të rrugës pasi një skifter i hodhi sipër një gjarpër

    Një grua në Teksas mbeti e lënduar krejt rastësisht teksa ishte duke ecur në rrugë pasi një skifter hodhi mbi të një gjarpër.

    Zogu grabitqar dhe zvarraniku e sulmuan në të njëjtën kohë, pasi skifteri u sul mbi të në kërkim të “vaktit” që i kishte shpëtuar nga duart. Ndërkohë që gjarpri iu mblodh rreth dorës dhe tentoi ta kafshonte në fytyrë.

    Incidenti i tmerrshëm e la gruan 64-vjeçare me plagë të shumta në krah dhe fytyrë.

    Peggy Jones tregon se ngjarja ndodhi në qytetin e Silsbee në Texas, kur gjarpri ra mbi trupin e saj, dhe nuk pati aspak kohë që ta largonte pasi menjëherë mbi të u sul dhe skifteri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit