14.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gruaja urdhërohet të paguajë punëdhënësin pasi softueri tregon “vjedhje të kohës”

    Një grua kanadeze është urdhëruar nga gjykata të kompensojë ish-punëdhënësin e saj për “vjedhje të kohës” pasi ajo u kap në flagrancë nga softueri.

    Shënim: Vjedhja e kohës është një term që përdoret për të përshkruar situatat kur një punonjës merr pagesë për kohën që nuk ka punuar në të vërtetë. Kjo konsiderohet si vjedhje e kohës së kompanisë. Vjedhja e kohës ndodh kur një punonjës nuk punon gjatë kohës që është në punë, ose nuk është në punë kur supozohet të jetë.

    Karlee Besse, e cila punonte në distancë si kontabiliste, fillimisht pretendoi se u pushua nga puna pa shkak vitin e kaluar dhe kërkoi 5,000 dollarë kanadezë dëmshpërblim.

    Mirëpo kompania, Reach CPA, i tha gjykatës se Beese kishte kaluar më shumë se 50 orë në gjëra që nuk kanë lidhje me punën. Reach tha se instaloi softuerin e gjurmimit të punonjësve, TimeCamp, në laptopin e punës së Besse pasi zbuloi se puna e saj nuk përfundonte brenda afateve, një strategji që kompanitë po e ndërmarrin gjithnjë e më shumë në epokën e punës në distancë.

    Softueri gjurmon sa kohë është i hapur një dokument, si e përdor punonjësi dokumentin dhe regjistron kohën si punë. Besse tha se kishte printuar dokumente për të punuar (pra, prandaj nuk e kishte përdorur shumë kompjuterin). Kompania tha se softueri gjithashtu gjurmon printimin – dhe rezultoi që pak dokumente ishin regjistruar si të printuara.

    Gjykata hodhi poshtë pretendimin e Besse dhe e urdhëroi atë të paguante 2,459 dollarë kanadezë si dëmshpërblim për kompaninë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit