Radiotelevizioni Publik Shqiptar për të cilin çdo qytetar paguan taksë muaj për muaj me faturën e dritave i ka dhënë me një tender të dyshimtë rreth 1 miliardë lekë tregëtarit anonim Endri Aleksandër Dhurata Meksi.
Ky i fundit duhet të krijonte, të vinte në funksionim e të mirëmbante aplikacionin zyrtar të të gjitha kanaleve televizive të RTSh-së por siç duket dhe nga fotografia ky aplikacion i shtrenjtë ka dalë jashtë funksionit.
Abonentët shqiptarë pavarësisht se ende paguajnë taksën mujore nuk mund të marin dot shërbimin.
Dhe ky nuk është i vetmi tender i përlarë nga biznesmeni i Laprakës Endri Meksi.