Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin ka uruar presidentin e zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn për zgjedhjen në këtë post.
Në mesazhin e shpërndarë nga Ambasada ruse në Tiranë thuhet se Putin i ka uruar Begajt “shëndet dhe suksese” në detyrën e Presidentit.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore“-shkruan Ambasada ruse.
Vladimir Putin bëhet i pari president, që uron Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar, edhe pse marrëdhëniet Shqipëri-Rusi nuk janë të mira.