16.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Habia – PD revoltohet me vendimin për shkarkimin e Belinda Ballukut: Nuk e njohim…

    Partia Demokratike reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila pezulloi nga detyra dhe bllokoi pasaportën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK në kuadër të hetimeve për tenderin e tunelit të Llogarasë.

     Deputeti Klevis Balliu deklaroi se vendimi tregon se kryeministri Edi Rama ka “sakrifikuar” Ballukun për të mbrojtur veten.

    “Sot numri 2 i qeverisë largohet nga detyra me vendim gjykate, si të ishte një punonjëse e zakonshme magazine dhe jo një zyrtare e lartë e emëruar me dekret, dhe Edi Rama tregoi se në panik është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar drejtësisë”, tha Balliu.

    Ai shtoi se Balluku “ka vepruar pas shpinës së Ramës” dhe se as ajo dhe as kryeministri “nuk njohin institucionin e dorëheqjes”, duke e cilësuar situatën si “të turpshme”.

    Në deklaratën e saj, Partia Demokratike akuzoi kryeministrin se ka përdorur drejtësinë për të shmangur përgjegjësinë.

    “Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe një herë se njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit”, thuhet në reagimin e PD-së.

    Sipas deklaratës, Rama e ka trajtuar zëvendësen e tij si “dëm kolateral”, në përpjekje për të shpëtuar veten nga hetimet, ndërsa flakja nga detyra “me vendim gjykate, sikur të ishte një magaziniere”, shihet si provë e frikës dhe panikut të tij.

    “Kërcënimit ‘po rashë unë, do të të marr me vete’ të Belinda Ballukut, Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej me pritë pas shpine”, thuhet më tej.

    PD deklaron se si Rama ashtu edhe Balluku janë “të poshtëruar”, teksa ndodhen “në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni”. Sipas saj, “Edi Rama është koka e sistemit narkos”, dhe kërkesa e vetme e opozitës mbetet dorëheqja e kryeministrit.

    “Kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare”, mbyllet reagimi i Partisë Demokratike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit