21.5 C
Tirana
E enjte, 9 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Habit Adriana Kalaja: Ja pse Berisha duhet të kandidojë Jorida Tabakun për Bashkinë e Tiranës

    Adriana Kalaja, e cila ka shpallur publikisht ambicien për të qenë kandidate e PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka habitur me një postim të saj.

    Ajo thotë se kandidatja me më shumë mundësi nga PD, që mund të fitojë zgjedhjet, është Jorida Tabaku.

    Ndaj dhe ka kërkuar që kandidatja e PD të jetë pikërisht ajo.

    Postimi i Kalasë

    Cila/i është kandidadi që fiton Bashkinë  Tiranë?

    Do doja të flisja për veten, meqenëse unë vetë kam shprehur gadishmërinë për të hyrë në këtë garë në interes të PD-së dhe demokratëve, por nisur nga zhvillimet e fundit si dhe takimet e negociatorëve, sot unë kam bindjen se kush e fiton Bashkinë Tiranë.

    Askush përveç se Jorida Tabaku.

    Pse kam arritur në këtë përfundim?

    Se është kanditatja më e votuar nga Koalicioni “Për Shqipërinë Madhështore”.

    Po kështu, avantazhet e tjera me kandidatët e vetëofruar, përfshirë edhe mua apo me ato të propozuar, janë të dukshme.

    Së pari, gjuha e moderuar e të bërit opozitë, në raport me regjimin, në krahasim me gjuhën radikale timen p.sh, është ajo çfarë do publiku, përtej edhe PD-së.

    Së dyti, është evidente se të marrësh 20,000 vota me 36 kandidatë të tjerë, tregon se këto vota janë jo vetëm përtej PD-së, por edhe përtej zonës gri.

    Së treti, është shansi ideal që mbështetësit dhe lobuesit e saj brenda PD-së, si në primare ashtu dhe gjatë fushatës, të dalin hapur e të punojnë më shumë për të dhe për PD-në.

    Së katërti, është figura që konfirmon më së miri, “bashkimin në diversitet” të PD-së.

    Së pesti, figura e znj. Tabaku do kompleksojë edhe vetë Ramën e Ballukun, se nuk do dinë si të menaxhojnë votat e Ogit, aq më shumë, nisur nga miqësia e hershme që ka me këtë të fundit.

    Së gjashti, mbështetja që znj. Tabaku i ka dhëne SPAK dhe Drejtësisë së Re, është një tjetër faktor në mbledhjen e votave  përtej të djathtës dhe të majtës.

    Së shtati, fakti që është pjesë e financimeve të Fondacionit Soros dhe të modelit “Soros” në opozitë, është një tregues shumë i rëndësishëm në maksimizimin e votave.

    Së teti, gjuha diplomatike dhe në shumë raste mbështetëse e veprimeve të ambasadorëve, sidomos të Yuri Kim, është avantazhi tjetër i znj. Tabaku. Për të mos folur për mbështjetjen që ka përtej Atlantikut.

    Së nënti, reagimet e konturuara e të rrumbullakosura ndaj oligarkëve, mbështetës apo jo të saj në 11 maj, me disa prej të cilëve ka ndërtuar me lejet e atij që është në burgun e Durrësit, është avantazh i rëndësishëm i znj. Tabaku në garën për Tiranën.

    Së dhjeti, aq i kompleksuar është regjimi ndaj znj. Tabaku, sa kryeministri mbylli Komisionin e Integrimit, kjo si faktor shtesë në këtë fitore të saj, PD-së dhe opozitës së bashkuar më 9 nëntor.

    Për të mos folur për mbështetjen absolute që i ka dhënë media, si pushtet i katërt, dhe kjo nuk është pak për fitoren e radhës.

    Kandidimi i znj. Tabaku, do obligojë edhe mbështetësit e Veliajt, që kurrësesi nuk do votojnë shoqe Ogin, si arsyeja tjetër e garantimit të fitores.

    Aq më shumë që me këtë kandidaturë, zgjidhet një herë e mirë, e ardhmja lidhur me  lidershipin e nesërm të PD-së.

    Në këto kushte, është emergjente nga strukturat drejtuese të partisë, nga kryetari, Kryesia e deri te Këshilli Kombëtar, marja e një vendimi historik, për miratimin e kandidaturës së znj. Tabaku, që në llogjikën e mësipërme, më bën të besoj se do e pranoj, mbi të gjitha për të treguar se:

    1. Ato 20 mijë vota, megjithë akuzat e ngritura, i ka të merituara.

    2. Se nuk ka frikë garën.

    3. Se e ka detyrim ndaj demokratëve dhe votuesve të saj.

    Do thoni Ju, që ti je ndër ato që e keni akuzuar?

    Kjo është e vërtetë, por përsa kohë që po shtrihet dora përtej PD-së  pa ndonjë kusht ndalues apo parim moral,  se nuk ka kriter për ata që na quajtën llum e vrasës, pse të mos bëjmë një hap pas në interes të Tiranës, PD-së dhe opozitës së bashkuar.

    PS: Nisur nga fakti që Erion Braçe ka dalë kundra vendimit të shkarkimit të Veliajt dhe po kështu ka bërë fushatë për znj. Tabaku në zgjedhjet e 11 majit, është shansi më i artë, që ai ta bëjë sërish.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit