Akademiku Apollon Baçe thotë se shqiptarët mund të zënë vendin e parë në botë për budallallëqe, pasi hoqën fenë, ndërtuan nga një bunker për familje, futën paratë në fajde dhe asnjë ekonomist nuk foli për skemat piramidale.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se idiotizmat që janë bërë në 30 vjet, nuk janë bërë në 300 vjet.
Në vijim dejklaroi se në këtë kohë po ndodh e kundërta e komunizmit, pasi vërtetë nuk u nxihet jeta njerëzve, por Shqipëria po shkatërrohet.
“Si komb është kohë e mirë koha e komunizmit, si individ na ka shkatërruar. Njeriu që lindi, të krahasosh deputetët e 1948 që u dënuan me vdekje, t’i krahasosh me Ballën… si e quan progres apo regres?
Si individ komunizmi dogji jetën. Ndërsa si vend, këta të tanishmit shkatërruan uzinat, bujqësinë, kanë hyrë në borxhe të llahtarshme.
Në atë kohë ne tiganiseshim me dhjamin tonë. Nuk e dua atë sistem se dy javë i kam kaluar në qeli.
Por si historian, shoh çfarë bëri ky sistem dhe ai sistem. Enver Hoxha, nuk është ai njeriu që ne mundohemi ta nxjerrim injorant.
Ka qenë shumë i kulturuar. Enveri ka qenë njeri egoist, për hir të vetes mund të digjte kombin dhe fatet e të tjerëve.
Pushkatoi të shoqin e motrës së vetë, Bahri Omarin.
Sikur të ishte sot në vendin e Berishës apo Ramës do të ishte pozitiv, por në atë kohë ishte shumë negativ.
Koha ia lehtëson disi fajet Enver Hoxhës”, tha ai.