9.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Habit Aldo Bumçi: S’kemi shumë njerëz në protesta, se kanë ikur nga Shqipëria. Ata që kanë mbetur, kanë frikë të dalin

    Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, deklaroi se ata që dalin në protestë, qeveria i kërcënon “me vendin e punës së të afërmve, me legalizimin e shtëpisë dhe me biznesin”.

    “Qytetarët këtu nuk votojnë të lirë. Këtë e thotë raporti i OSBE/ODIHR, këta e tha edhe delegacioni i BE që monitoroi zgjedhjet. Nuk mundet kurrë të votosh pro një qeverie, kur me statistika zyrtare je në të pestin vit radhazi që bie prodhimi bujqësor, në të tretin vit radhazi që bie prodhimi industrial, në të dytin vit radhazi që bien eksportet…

    Si mundet që këta njerëz që humbin të ardhura dhe vende pune, të votojnë qeverinë? Nuk e votojnë! Kjo është çështje e mbyllur dhe ne prandaj kërkojmë zgjedhje të lira. Ne kërkojmë të bëhet ajo që u bë në Maqedoni dhe të shohim a e votojnë Edi Ramën, kur të mos ketë frenat e pushtetit”, tha Bumçi.

    Kur u pyet pse nuk ngrihet opozita kur situata është e tillë, Bumçi u përgjigj: “Sa popullsi ka sot Shqipëria? Ka më pak se 2 milionë banorë dhe në një vend ku kërcënohesh me vendin e punës së të afërmve, me legalizimin e shtëpisë, me biznesin po dole kundër qeverisë… Shqipëria është sot më pak se 2 milionë banorë, ne nuk kemi as bashki të mëdha dhe asgjë, pasi u mor sigla dhe u garua pa fonde”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit