17.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Habit Andi Bushati: SPAK duhet përshëndetur që po heton Berishën për 21 Janarin

    Analisti Andi Bushati, ka folur për hetimet që po zhvillon SPAK për 21 Janarin, duke thirrur edhe Sali Berishën për të dëshmuar.

    Bushati, edhe pse kritik me shumë prej veprimeve të SPAK, deklaroi se e përshëndet hetimin për 21 Janarin, ndërsa shtoi se Partia Socialiste duhet ta detyrojë Agron Malajn, ish gardistin e grupit të zjarrit në 21 Janar, që sot është deputet i PS, të tregojë ato që di nga kjo ngjarje, ku mbetën të vrarë katër protestues.

    “21 Janari është një krim që nuk mund të ngelet i pandëshkuar. SPAK e mbante kot detyrën nëse nuk i rifutej kësaj çështje. Minimumi kemi kaluar një dekadë e gjysmë, pa u pyetur. Themi nuk pyetet Rama për inceneratorët, aty janë vrarë katër vetë dhe Berisha nuk është pyetur nga drejtësia. Kemi hap për t’u përshëndetur.

    Patjetër që edhe po nuk u zbardh, ne duhet të kemi një version zyrtar të Berishës, para drejtësisë, jo para konferencave të shtypit.

    E dyta, duhet të kemi një version të Lulzim Bashës për atë që ka ndodhur. E treta, nëse ka një forcë politike që nëse nuk ka zhbërë çdo gjë nga idealet e veta, Partia Socialiste ka një gur të madh në dorë, ka deputet atë gardistin Malaj i cili, është nga njerëzit që është shpërblyer me para në dorë për ato vrasje. Nëse prezumojmë se Berisha për të fshehur krimin, ka bërë çdo gjë, nga serverat te gëzhojat për të fshehur gjurmët, ka dashur të manipulojë edhe me para ata gardistë që kanë ditur diçka më shumë.

    PS është e dënuar ta detyrojë të japë dijeninë se çfarë ai di dhe pse është paguar për të heshtur. Ka vend me Berishën, Bashën dhe njerëz si Malaj, të hetohet më thellë. Nëse drejtësia e re nuk jep dot një verdikt bindës, sepse janë vrarë katër vetë për të shtypur një manifestim politik, gjë që duhet dënuar dhe nuk duhet përsëritur as në ëndrrat më të këqija të këtij vendi. Në këtë kuptim të gjithë bateritë e mundshme duhen shfrytëzuar për këtë hetim”, tha ndër të tjera Bushati.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit