Teksa u pyet se si është sot situata në burgjet e vendit, avokatja Margarita Kola ka habitur.
Ajo tha se në këto institucione të vuajtjes së dënimit ka liri të plotë, aq sa prodhohet edhe raki patateje.
“Prodhohet raki patateje në burgje. As unë nuk e dija”, tha avokatja.
Kujtojmë se vazhdimisht në burgje ka tentative për të futur sende të palejueshme, të drogës dhe armëve, si dhe të aparateve celularë.