Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi thotë se opozita nuk ka synim të këtyre zgjedhjeve të bëjë Sali Berishën kryeministër. Gjatë një debati në emisionin “Opinion” ai tha se Berisha nuk ka hyrë në këtë garë për ambicie apo karrierë personale, por për të larguar modelin qeverisës të Ramës.
Këlliçi: Është interesant, janë dy gazetarë, një zonjë, e nuk dëgjojmë deri tani cfarë opinioni kanë për korrupsionin në Shqipëri. Jam kurioz. Edhe qytetari, këtu janë vjedhur 140 mln euro për një incenerator që nuk ekziston? 60 mln euro për tigrin 1 dhe 3 që nuk funksionon? Që ministrja del me rripin Hermes duke hapur vallen? A ka një qëndrim për ministrin e Brendshëm Tahiri që kanabizoi Shqipërinë? Ju a keni qëndrim për një kryeministër që ka bërë fije për pe hapat për autokratizëm? Gjysmën e listës së Durrësit e ka në burg sot. Po thuhen për problemet e PD, e nuk flitet për ku kemi arritur. A ka ndonjë pyetje për programin e PD? A ka ndonjë mangësi?
Unë e di për Betonin nuk do rritëm kurrë politikisht, se ka bindjet e tij politike. Unë flas për qytetarët, penionistët që e kanë pensionin 70 mijë lekë të vjetra. Ka nëj gjë të mirë kjo fushatë, Edi Rama është detyruar të kopjojë dy premtime të PD, minimum jetik 200 euro dhe paga minimale 500 euro, edhe t’i hedhi dhe ai në fushatë. 6 muajmë përpara Berisha i ka premtuar këto, i ka bërë publike, ndërkohë që ishte ende në arrest. Pra të themi disa të vërteta. Berisha zotëri, meqe e ke merak Berishën, nuk është në garë, e po ta them dhe unë, nuk jemi në garë që të bëhet Berisha kryeministër. Ka kryer Berisha “legacy” të vet, President, kryeministër, kryetar opozit, gjithçka…
Fevziu: Si, si? Si ishte kjo që the?
Këlliçi: Nuk jemi në garë më 11 Maj që të bëhet Berisha kryeministër.
Fevziu: Por po fitoi PD kush do bëhet kryeministër?
Këlliçi: E vendosin vetë demokratët, e ka thënë Berisha. Berisha ka një mision dhe rrethanat historike, rrethanat politike, e detyroi Berishen të rikthehej, të merrte të bashkonte PD, për të larguar këtë model qeverisje. Berisha nuk është këtu për karrierë personale, nuk është këtu për ego, nuk ëhstë këtu për ambicie. Berisha të gjitha gjërat në historinë e këtij vendi, Berisha i ka bërë.
Fevziu: Kjo deklarata, është deklaratë tamam apo opinion i yti?
Këlliçi: Kjo deklaratë, është deklaratë e Belind Këlliçit, drejtuesit politik të qarkut Tiranë.
Haxhiu: Më mirë mos ta kishe thënë fare.