17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit dhëndri i Donald Trump: De do të jetoj përgjithmonë, ky është brezi i fundit që do vdesë

    Jared Kushner pretendon se ai mund të jetojë përgjithmonë falë regjimit të tij të ushtrimeve dhe përparimeve në shkencën mjekësore.

    Dhëndri i ish-presidentit Donald Trump ndau mendimet e tij gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të enjten (25 gusht), duke deklaruar se ai po qëndronte në formë me shpresën se kjo mund ta ndihmonte atë ‘të jetonte përgjithmonë’.

    Kushner shpjegoi se ai i ka bërë ushtrimet një prioritet që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i vjehrrit të tij.

    “E vetmja gjë të cilës jam përpjekur t’i jap prioritet që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë është të ushtrohem” – tha ai.

    41-vjeçari më pas shpjegoi se si beson se mund të jetë pjesë e brezit të fundit që do të vdesë.

    “Unë mendoj se ka një probabilitet të mirë që brezi im të jetë – shpresojmë me përparimet në shkencë – ose do të jetë brezi i parë që do të jetojë përgjithmonë dhe nuk do të vdesë.

    Kështu që ne duhet të mbajmë veten në formë mjaft të mirë” – shtoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit