16.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Habit Ervin Salianji: Unë e munda Ramën, nuk u dorëzova

    Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, deklaroi se burgosja e tij një vit më parë ishte e motivuar politikisht dhe kishte për qëllim ta shmangte nga aktiviteti politik.

    Ai shtoi se dënimi për “kallëzim të rremë” ndaj ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij ishte një ndëshkim për aktivizmin e tij opozitar, pas disa përballjeve elektorale me Ramën.

    Ish-deputeti njoftoi se çështjen po e përgatit për ta çuar në Gjykatën e Strasburgut, duke shtuar se koha ka vërtetuar shumë nga denoncimet që ai ka bërë ndër vite.

    Ervin Salianji: Qëllimi i burgosjes time politike ishte për të më shmangur nga aktiviteti politik. I gjithë dënimi për herë të parë në historinë 34-vjeçare të institucioneve, në atë moment të fushatës së 11 majit, por edhe të më pamundësonte aktivitetin politik. Në 2013-2017 nuk kam qenë në Parlament, kur i jam bashkuar PD-së në opozitë, dhe e kam treguar që kam patur intensitet më të madh politik se një pjesë e grupit parlamentar të asaj kohe. 

    Në pikëpamjen e prodhimit të aktivitetit politik nuk është se më pengon, padiskutim që është disavantazh në raportet dhe përplasjet institucionalisht me kundërshtarët se siç e dini ata nuk shfaqen më në media se janë të turpëruar. Edhe kur dalin kanë një lloj turpërimi që e kanë instiktiv, se të vetëdijshëm nuk kanë turp e cipë, por kanë një lloj turpërimi për ato që kanë bërë.

    Dënimi im ishte vendimmarrje e kryeministrit. E tha përpara dënimin tim, e tha gjatë kohës që isha në gjykim, shfaq gëzim pas dënimit, ishte i eksituar, i ekzaltuar, ishte në instikt, në një gëzim të madh. Tani që po merrem me çështjen për ta përgatitur për në Strasburg, kam parë që qindra raste që kam denoncuar janë faktuar dhe koha më ka dhënë të drejtë në çdo rast.

    Dënimi ka qenë një lloj mesazhi për të gjithë tjerët, që kush e mund, siç unë e kam mundur Edi Ramën, kush bën beteja të drejta, kush nuk dorëzohet, kush nuk thyhet – përfundon në burg. Për mua nuk ndryshon asgjë, dënimi është si një medalje që kam marrë, një kornizë e vënë në zyrë, si një medalje e marrë në betejën me një autokrat që jo vetëm ka dëmtuar Shqipërinë duke çuar në autokraci, por me sa duket po shkatërron edhe bashkëpunëtorët e vet një nga një.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit