20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit gazetarja shqiptare: Edukimi seksual te fëmijët duhet të nisë që në moshën 4-vjeçare

    Gazetarja Zhaklin Lekatari thotë se edukimi seksual te fëmijët duhet të nisë që në moshën 4-vjeçare.

    Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Lekatari u shpreh se sa i përket moshës se kur duhet të fillohet të kryhet një marrëdhënie seksuale, është një vendim personal i vetë individit.

    “Fëmijët e kanë të domosdoshëm që të informohen për edukimin seksual. E rëndësishme është që t’i japim mjetet e duhura fëmijëve tanë, në mënyrë që ata të dinë të bëjnë zgjedhjet e duhura, të kuptojnë që trupi i tyre i përket vetë atyre.

    Që në moshën 4-vjeçare duhet të nisë edukimi seksual. Marrëdhëniet seksuale janë një vendim shumë personal. Nuk jam për vendosjen e disa etapave, është mirë në këtë moshë apo keq në këtë moshë”, theksoi ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit