7.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit Ina Zhupa: Ne mund të bëjmë ç’të duam me karriget se janë tonat

    Ina Zhupa, deputete e PD, komentoi situatën e agravuar politike, dhe protestën e fundit para Kuvendit.

    Zhupa u shpreh se nuk mund të ketë asnjë përgjejgësi penale mbi diegien e karrigeve por vetëm përgjegjësi administrative.

    “Dua të qartësoj një moment, që nuk ka një shenjë barazimi midis padisë në SPAK për deputetët e opozitës dhe padisë në SPAK për deputetët e mazhorancës.

    Ndryshimi është shumë i qartë, në rastin tonë mbi ne nuk rëndon asnjë vepër penale, sepse në rastin tonë ne i kemi karriget tona të dhëna nga Kuvendi dhe mënyra se si ne e trajtojmë një karrige, e cila është një mjet pune, siç është një kompjuter apo një lap top, thjeshtë mund të na ngarkojë me përgjegjësi administrative kur bëhet inventari, por nuk ka përgjegjësi penale se çfarë bën deputeti me karrigen e tij.

    Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës kanë përgjegjësi penale sepse kanë injoruar dhe shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas kodit penal… dhe ky është pengim i drejtësisë.

    Pra ato, me vetëdije, duke pasur një vendim gjykate të qartë, votojnë më abstenim apo kundër, duke penguar në këtë mënyrë drejtësinë.

    Pra janë dy botë të ndryshme, ne që protestojmë për të drejtat e qytetarëve dhe të parlamentarizmit, për rendin kushtetues, për një drejtësi të komanduar, ndërkohë nga ana tjetër disa deputetë që pengojnë drejtësinë, që nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese etj”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit