17.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit këngëtarja e njohur shqiptare: U martova dhe divorcova për një vit, se u pendova

    Këngëtarja e njohur Xheisara Frisku ka qenë e ftuar te “Rudina” këtë të martë, ku ka përveçse ka folur për projektet e saj artistike, ka zbuluar edhe detaje nga jeta personale.

    Ajo ka rrëfyer të vërtetën rreth disa fotografive të saj e veshur si nuse që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke zbuluar se është martuar dhe divorcuar për një vit.

    Jam martuar dhe jam divorcuar. Ishte një dasmë e lezetshme, që zgjati një vit. Për një vit u pendova. 

    E lashë divorcin në ditën e përvjetorit të martesës. Realisht nuk do të doja të flisja fare për këtë pjesë. Unë jam shpirt i lirë nuk më lidhen kollaj këmbët”, tha këngëtarja.

    Këngëtarja zbuloi gjithashtu se emri i saj në të vërtetë është Sara, por nga pëlqimi i madh për këngëtaren Xhesi Xhei, i ka shtuar emrit të saj edhe emrin Xhei përpara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit