10.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit Olta: Lojtari më i fortë në BBV është Luizi

    Olta, Tea dhe Dea patën një konferencë për shtyp përpara banorëve. Të gjithë bënë pyetje nga më të ndryshmet, por disa ishin më të spikaturat.

    Një nga pyetjet e Luizit ishte: “Cili është lojtari më i fortë në Big Brother.”

    Pyetja ishte për të treja, por Olta habiti me përgjigjen.

    Ndryshe nga Tea dhe Dea që zgjidhën Maestron, ajo tha:

    “Ti luan shumë fort Luiz. Këtë nuk e mohoj dot. Është gjë tjetër nëse mua më pëlqen loja që bën ti apo jo.

    Ti luan shumë fort dhe je në gjendje të krijosh situata ku mund të përfshish gjithë shtëpinë. Deri tani unë këtë nuk e kam bërë dot.

    Nuk po them që jam përpjekur, por deri aty nuk kam shkuar. Nuk e di a do shkoj, por ty të shoh lojtar të fortë.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit