Sipas një studimi, gratë kanë tru më të shëndetshëm dhe më të ngarkuar, që do të thotë se ato shkojnë në burg 14 herë më pak se burrat.
Psikologu Edmond Dragoti ndërsa është folur për këtë temë tha se në Shqipëri seksi bëhet me dhunë sepse duan gratë.
Ai tha se meshkujt preferojnë më shumë një grua të zakonshme sesa një grua lidere.
“Seksi më dhunë bëhet në Shqipëri bëhet se e do femra. Një burrë do të preferonte të shoqërohej me një grua liderë apo me një grua të zakonshme? Një lidere nuk do preferohej shumë nga një burrë se një grua të zakonshme”- tha ai.
Dragoti tha ta se në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim.
Sipas tij, janë burrat ata që marrin vendimet, ndaj janë ata që përfundojnë në burg më shumë se gratë janë ato që japin mendimet.
“Burri zakonisht merr mendimin e gruas ndaj përfundon në burg dhe nuk përfundon gruaja. Në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim. Njeriu bën një llogari dhe burrat i marrin vendimet, ndaj përfundojnë në burg.
Ndërsa gratë janë gjithmonë pas një burri, edhe pse ato kanë pushtet. Pushteti mashkullore qëndron në marrjen e vendimit, ndërsa ai femëron në arsyetimin e vendimit”, tha Dragoti.