21.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit shkrimtarja shqiptare: Alienët kanë ndërhyrë në ADN e njeriut 200 mijë vjet përpara

    Eva Brinja është autorja e librit “Tezat”, e cila ka bërë publike idetë e saj nga kultura antike e Mesdheut dhe ajo ilire. Ajo ka treguar artifaktet që tregojnë se jeta në Tokë ka miliarda vjet.

    E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Brinja ka deklaruar se alienët kanë ndërhyrë në ADN e njeriut 200 mijë vjet përpara. Sipas saj, shoqëria njerëzore ka hyrë tani në një periudhë që në mënyrë të vetëdijshme po integrohet me kozmosin.

    “Vitin e kaluar, një nga laboratorët që është universitar në Amerikë dhe punon me fondet e shtetit amerikan, kanë zbuluar që ndërhyrja e fundit në ADN-në e njeriut është 200 mijë vjet përpara.

    Alienët kanë ndërhyrë në trupin e njeriut. Dmth shoqëria njerëzore ka hyrë tani në një periudhë që në mënyrë të vetëdijshme po integrohet me kozmosin.

    Në kuptimin që jemi të vetëdijshëm se çfarë është jashtë tokës, janë të pranishëm, janë duke na vëzhguar, ky është një moment integrimi në mënyrë të vetëdijshme.

    Ne jemi pjesë e tyre. Kjo është historia. Prandaj edhe librin “Tezat” unë e kam nisur nga artifaktet”, u shpreh ndër të tjera Brinja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit