18.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Habit telogu shqiptar: Kujdes, mos i shkelni me këmbë lëvozhgat e vezës së kuqe

    Teologu Miron Çako ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Goodmorning Albanians”, ku foli në lidhje me festën e Pashkës dhe traditën e lyerjes së vezëve me të kuqe.

    Çako në fjalën e tij theksoi se veza e ruajtur e Pashkëve të vjetshme, nuk duhet të hidhet në lumë por duhet të futet në një vazoje trëndafili, ose një luleje çfarëdo.

    Teologu apeloi që mos të shkelen me këmbë as lëozhgat e vezës së lyer. Sipas tij duhet respekt pasi është një symbol paskal dhe duhet të vendoset në vende ku nuk mund ta shkel këmba e njeriut.

    “Zakonisht veza e Pashkëve, varroset ose futet në një rrënjë trëndafili apo luleje ku nuk e shkel këmba e njeriut.

    Disa thonë që e hedhin në lumë, por uji e nxjerr përsipër dhe ajo diku do të shkojë dhe do shkelet me këmbë.

    Është një simbol fetar dhe ndaj duhet respekt. Ndaj dhe kur hamë vezën e kuqe, njerëzit hanë dhe i hedhin jashtë lëvozhgat e vezës, sepse nuk kanë as respekt për mjedisin, por nuk është mirë sepse ky simbol pastaj shkelet me këmbë.

    Të krishterët e devotshëm i ruajnë këto dhe i hedhin në një vend ku nuk mund të shkelen me këmbë, pasi do një respekt”, tha Çako.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit