8.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit teologu shqiptar: Viti i Ri duhet festuar çdo ditë, jo vetëm në 1 janar

    Teologu islam Neki Kaloshi tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se çdo ditë duhet festuar si një vit i ri.

    Teksa perifrazoi një shprehje të profetit Muhamed, teologu u shpreh se koncepti i vitit të ri shpjegohet ndryshe sipas kalendarit diellor, hebraik dhe atij mysliman, ndaj për të sheshuar këto diskutime, çdo ditë duhet parë si një vit i ri.

    “Në këndvështrimin islam Muhamedi ka thënë një fjali shumë interesante, ka thënë se çdo herë që agon dielli është një ditë e re dhe çdo ditë duhet trajtuar si një vit i ri. Kur biem në gjumë nuk kemi garanci që do zgjohemi, fakti që zgjohemi duhet ta trajtojmë si një ditë të re dhe i një vit të ri”, tha teologu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit