18.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit zv.ministrja e Shëndetësisë: Mjekët shqiptarë ikin sepse gjermanët emigrojnë drejt Zvicrës dhe Amerikës

    Mira Rakacolli, zv.ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar ditën e sotme në Komisionin për Çështjet ligjore se mjekët shqiptarë nuk largohen drejt Gjermanisë për shkak të pagës.

    Ajo u shpreh se shkak është fakti se në mjekët gjermanë largohen drejt Zvicrës dhe SHBA-ve. Rakacolli theksoi se sot mjekët kanë kushte më të mira.

    “Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit.

    Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët që ikin në Gjermani ikin sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikën.

    Në Gjermani shkojnë mjekët por mos harroni që nga 1.3 mjekë për 1 mijë banorë kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë.

    Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga”, deklaroi Rakacolli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit