10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Hajde pimë nga një gotë”, Tik-Tokeri nxjerr bisedat me Stresin në “WhatsApp” dhe thotë se “e preu në besë”

    Tik-Tokeri nga Kosova, Medi Iseni ishte viktimë e një sulmi brutal nga tetë persona në një klub nate në qytetin e Pejës.

    Në media është pretenduar se Medi u dhunua nga Noizy dhe disa shokë të tij, që ishin diku te 7 apo 8 persona.

    I pranishëm dyshohet se ka qenë edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Medi e ka akuzuar këtë të fundit se e ka prerë në besë, duke i thënë se do të ballafaqoheshin dhe do të mbyllnin konfliktet që kishin pasur.

    Medi, një personazh kontrovers i Tik Tokut shqiptar, dyshohet se herë pas here ka ofenduar me fjalë të rënda Lushajn dhe persona të tjerë, duke u përmendur edhe familjarët.

    Pasi është dhunuar brutalisht ai dhe një shok i tiji, Medi ka publikuar komunikimin në WhatsApp, ku pretendon se ka folur me Stresin dhe ky i fundit i ka premtuar se nuk do t’i ndodhte gjë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit