22.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Hajdutët i hynë në shtëpi, zbulohet shifra marramendëse që i vodhën Morena Tarakut

    Një ditë nga grabitja në shtëpinë e Morena Tarakut në Turqi është zbuluar shuma marramendëse që hajdutët kanë vjedhur.

    Bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, ku përfshihen rreth 15 mijë dollarë cash dhe ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë.

    Ka qenë vetë Taraku, e cila në reagimin e saj ka publikuar në rrjete sociale foto nga vjedhjet, ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze “Cartier”.

    Pas denoncimit, grabitja e saj është transmetuar në një edicion informativ në Turqi, ku u shfaqën edhe pamje nga shtëpia e këngëtares.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit