Homeland Justice” është futur në postën elektronike të kreministrit Edi Rama.
Në dokumentin e publikuar në rrjetin e tyre në aplikacionin “Telegram”, shfaqet diskutime me ‘foldera (dosje)’ me emrat: Baftjar Zeqaj, Eduart Ndreca, Alban Xhelili, Alfred Rushaj, Benet Beci, Bardhyl Çollaku, Erion Braçe, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj.
Krahas dosjeve me dokumentave, grupi i hackerave kanë lëshuar edhe një mesazh, për ata që e cilësojnë në kujtim të martirëve të luftës.
“Kushdo që derdh gjak njeriu, gjaku i tyre do të derdhet nga njerëzit! O avokatët e Djallit, ka gjak në duar tuaja. Kujdes!,”-shkruhet në mesazhin e shpërndarë.
Por kjo nuk është hera e parë që publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama. Më herët kanë nxjerrë të gjitha të dhënat e tij të TIMS, por edhe një foto me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të dy me nga një shënjestër të kuqe në kokë.
Që prej shfaqjes në Shqipëri, hakerat iranianë kanë zhvilluar një varg sulmesh prej muajsh. Së fundmi, ata publikuan të dhënat bankare të 1000 bizneseve të mëdha e të vegjël, të personave fizik e juridikë dhe të institucioneve shtetërore, por edhe të presidentit Ilir Meta.
Hakerat kanë publikuar dhe certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, ndërsa më herët sfiduan kryeministrin Edi Rama me publikimin e listës së zgjedhësve. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH.
Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.