“Homeland Justice” ka publikuar sërish të dhëna të tjera. Këtë herë materiali i publikuar përfshin të dhënat e kreut të SHISH, Helidon Bendo.
Mes të tjerash janë publikuar detaje nga takimet e kreut të shërbimit sekret, shlnimet e tij si dhe persona të ndryshëm kontakti.
Para Bendos, hakerat që thonë se po hakmeren për “strehimin e terroristëve të MEK” publikuan listën e të gjithë agjentëve sekretë të Shqipërisë.
Më herët u publikua lista e plotë e e-maileve të ish-drejtorit të Policisë Nano, që përfshinte të dhëna në lidhje me urdhërat e tij, operacionet e fshehta, lëvizjet jashtë shtetit, të marra nga sistemi TIMS, etj.